Kryeministri Edi Rama ka folur sot në një konferencë për shtyp, në lidhje me zhvillimet e fundit në veriun e Kosovës.
Ai u shpreh se me deklaratat e tij nuk po sulmon kryeministrin Albin Kurti, pasi ky i fundit po fajësohet nga bota për veprimet e tij.
Kryeministri tha se situata në Kosovë aktualisht është e rëndë, ndësra shtoi se Kurti duhet të shpallë zgjedhje të reja në veri.
Pyetje: Pse po e sulmoni Kurtin, po zbaton ligjin për komunat ne veri?
Rama: Unë nuk sulmoj Kurtin. Atë e fajëson bota e tërë demokratike dhe kjo mua më shkakton keqëardhje. Unë nuk jam për të gjykuar dhe sulmuar Kurtin. Unë nuk kam marrë përsipër që të hyj në mes të askujt, por kam marrë përsipër të kontribuoj për tryezën e dialogut. Ishte gati për t’u bërë dhe tani janë kushet për t’u bërë. Njëri çon Policinë në godina bosh, tjetri çon ushtrinë për të kënduar këngë në kufi. Por tani duhet të zgjidhet marrëveshja për Asociaiuionin, ky është thelbi. Dje i dërgova Macronit dhe Scholz Draftin për asociacionin.
Ndërkombëtarët janë të vetët e shtëpisë,ata kanë krijuar dhe kanë shumë për atë shtëpi. Ndërkombëtarët janë limfa e asaj shtëpie. Nëse ndërkombëtarët i kthejnë shpinën, Kosova mund të futet në ditët e saj më të errëta.Kurti është kryeministri i Kosovës, unë e respektoj, e kam mbështetur dhe kur e sulmuan pse u ul me Vuçiçin në tavolinë. Do ta mbështes deri në fund për njohjen e ndërsjellë. Unë nuk isha dakord me ata që i thonin Kurtit mos bëj zgjedhje. Ato zgjedhje e mbaruan misionin e tyre, duhen shpallur zgjedhje të reja, duhet tërhequr Policia e cila rri kot në godina bosh. Nëse trupat e husj do të marrin veriun e Kosovës, çështja do të kthehet në tryezë kushedi pas sa kohësh.
Ky është një nga ato momentet në historinë politike, që minuti bën vitin, ora bën dekadën dhe dita bën shekulli. Këtë di unë të them. Nuk është punë emrash apo personash. Unë mendoj se një Aosciacion që është brenda kornizës kushtetuese të Kosovës, që është në sinkron me të gjithë pritshmëritë e komunitetit demokratik, që i jep vetëadminsitrim, atyre që e përbëjnë, pa e vënë në pikëpyetje asnjëherë autoritetin e institucioneve të Republikës së Kosovës.