Ambasadorja amerikanë në Shqipëri, Yuri Kim, ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të ish-senatorit amerikan, Bob Dole.
Përmes një postimi në “Twitter”, Kim shkruan se Bob Dole ka qënë një patriot i vërtetë amerikan, i cili duek kapërcyer plagët e rënda të marra gjatë Luftës së Dytë Botërore, u bë një luftëtar për kauzën e lirisë.
Ambasadorja shkruan se ish-senatori ishte në shërbim publik jo vetëm të Amerikës, por të të gjithë botës, përfshirë dhe Shqipërinë.
“Bob Dole ishte një patriot i vërtetë amerikan. Duke kapërcyer plagët e rënda të marra gjatë Luftës së Dytë Botërore, ai u bë një luftëtar i egër për kauzën e lirisë. Jeta e tij në shërbimin publik do të mbahet mend jo vetëm në Amerikë, por në mbarë botën, përfshirë Shqipërinë. U preftë në paqe”, shkruan ajo.