Gent Demaliaj, vokalisti i grupit muzikor “Djemtë e Detit” ndërroi jetë pas një sëmundjeje të rëndë, në moshën 40- vjeçare. Shteti shqiptar akordoi një fond prej 35 milionë lekësh për kurimin e tij, por kjo nuk ka mjaftuar për ta mbajtur në jetë këngëtarin.
Vokalisti me grupin e tij bëri për vete çdo të ri e të vjetër me këngët : “Jo tani”, “Ëndrrat që për ty i thurra”, “Baladë për Jakup Ferrin”, “ Përrallë Dashurie”, “Beteja e Dhimbjes” “Zemërthyeri”, “Epos” etj…
Zëri dhe këngët e Gentit do të mbetet gjatë në kujtesën e çdo shqiptari.
Homazhet për këngëtarin do të mbahen nesër në orën 12:30 pranë RTSH.