Abdullah bin Abdulaziz erdhi në krye të fronit saudit më 2005 dhe do të mbahet mend si një lider i cili ka punuar fort për paqen në Lindjen e Mesme
Mbreti i Arabisë Saudite, Abdullah bin Abdulaziz është ndarë nga jeta në moshën 90 vjeçare. Bin Abdulaziz vuante nga një infeksion i rëndë në mushkëri dhe që prej muajt dhjetor ndodhej i shtruar në spital.
Abdullah bin Abdulaziz erdhi në krye të fronit saudit më 2005 dhe do të mbahet mend si një lider i cili ka punuar fortë për paqen në Lindjen e Mesme. Ai ishte edhe një mbështetës i fort i Perëndimit, ndonëse fërkimet kryesisht me Uashingtonin nuk kanë munguar.
Por Abdullah bin Abdulaziz do të mbahet mend edhe për ekstremizmin fetar të ushtruar gjatë kohës që qëndroi në pushtet. Masa të forta kundër të drejtave të njeriut, lirisë së gruas dhe lirisë fetare janë ndërmarrë gjatë 10 viteve të fundit që ai drejtoi Arabinë Saudite.
Pasues i Abdullah në krye të fronint do të jetë vëllai i tij, 79 vjeçari Salman bin Abdulaziz. “”Ne do të vazhdojmë të aderojmë në politikat korrekte që Arabia Saudite ka ndjekur që në fillesat e saj”, ka deklaruar mbreti i ri.
Ndërkohë që vëllai tjetër, Muqrin, është emëruar Princ i Arabisë Saudite.
Lider botërorë të ndryshëm kanë shprehur ngushëllimet e tyre për ndarjen nga jeta të Mbretit Abdullah.