Tirana
clear sky
28.5 ° C
28.5 °
28.5 °
34 %
4.1kmh
0 %
Enj
26 °
Pre
28 °
Sht
29 °
Die
29 °
Hën
29 °
E enjte, 28 Shtator, 2023

Ndahet nga jeta gazetari dhe poeti Demir Gjergji

Lajme të ngjashëm

Ndahet nga jeta gazetari dhe poeti i njohur shqiptar Demir Gjergji.

Lajmin e ka bërë me dije djali i tij përmes një postimi në rrjetet sociale.

“Shokë dhe miq të babait tim, DEMIR GJERGJI, me dhimbje të madhe ju njoftoj se babai ndërroi jetë”, shkruan ai.

Demir Gjergji pati një fëmijëri e rini të vështirë, ku krijimet e para i shkroi si minator e më pas botimi i parë poetik në vitin 1974.

Gjergji ka qenë drejtues i emisioneve të suksesshme në Radio Tirana, si  “Fjala si fillim, Fjala si flijim” dhe “Vatër shqiptare”.

Ai është nderuar me shumë çmime vlerësuese për krijimtarinë në poezi e prozë dhe me Medaljen “Naim Frashëri” të Klasit të Dytë (1988) për kontributin e tij në gazetari.

Më shumë