Tirana
light rain
17.5 ° C
17.5 °
17.5 °
88 %
0.5kmh
75 %
Die
25 °
Hën
25 °
Mar
30 °
Mër
31 °
Enj
29 °
E diel, 24 Shtator, 2023

NATO reagon ashpër pas plagosjes së ushtarëve të KFOR në Veri të Kosovës: E papranueshme, dhuna të ndalet menjëherë!

Lajme të ngjashëm

NATO ka reaguar ndaj sulmeve dhe plagosjes së trupave të KFOR në Veri të Kosovës, si pasojë e përleshjes me protestuestuesit serbë.

Përmes një komunikimi me mediat, Aleanca Veri-Atlantike ka dënuar sulmet e paprovokuara kundër trupave të KFOR  duke thënë se janë të papranueshme dhe duhet të ndalen menjëherë.

Ata shtuan se KFOR do të marrë të gjitha masat e duhura për të ruajtur një mjedis të sigurt dhe do veprojë duke mos mbajtur anën e asnjërës palë.

“NATO dënon fuqishëm sulmet e paprovokuara kundër trupave të KFOR-it në veri të Kosovës, të cilat kanë çuar në plagosjen e një numri prej tyre. Sulme të tilla janë krejtësisht të papranueshme. Dhuna duhet të ndalet menjëherë”, thuhet në reagimin e NATO-s.

KFOR-i do të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për të ruajtur një mjedis të sigurt dhe do të vazhdojë të veprojë në mënyrë të paanshme, në përputhje me mandatin e tij sipas Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara të vitit 1999”, tha zëdhënsja e NATO-s, Oana Lungescu

Ndërkohë, më shumë se 53 persona janë plagosur ditën e sotme nga protesta në Veri të Kosovës.

Të plagosurit janë qytetarë serbë, një gazetar po nga Serbia dhe disa ushtarë të KFOR-it, të cilët ndodhen në Qendrën Mjekësore në Zveçan dhe po marrin trajtime nga mjekët.

Më shumë