Dreka e sotme në Durrës e 6 liderve të partive të vogla opozitare duket se ka dhënë frytet dhe reagimet e para.
Nard Ndoka i Demokristianëve, Agron Duka i Partisë Agrare Ambientaliste, Bamir Topi i Frymës së Re Demokratike, Ben Blushi i LIBRA, Vangjel Dule i Partisë së të drejtave të njeriut, dhe Dash Shehi, i Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar janë mbledhur sot për drekë në qytetin e Durrësit.
Takimi i 6 kryetarëve të partive opozitare, vjen një ditë pas zgjedhjes së kryeprokurores dhe situatës së krijuar në Kuvend e jashtë tij me ushtrimin e dhunës. Ndoka tregon nëpërmjet një statusi se kush ishte organizatori.
“Agron Duka, mik i hershëm dhe bashkërrugëtar në politik sot!
Mes miqësh kalohet bukur, humori i Dashit, vizioni i Benit, mprehtesia e Vangjelit, urtësia e Bamirit, garanci per me tej në politikë!
Ngjarjet e fundit, kërkojnë ide të reja dhe bashkim!”, shkruan Ndoka në facebook, raporton newsbomb.al.