Boksieri Krist Prenga ka reaguar për vrasjen e Brilant Martinajt ditën e sotme në atentatin e Fushë-Krujës.
Përmes një postimi në “Instagram”, Prenga shpreh dhimbjen që ndjen për 22-vjeçarin, i cili mbeti i vrarë pas një breshërie plumbash.
“Na e bane zemrën copash Brilant. Copash o vëllai jonë. Ne ma t’mirën ditë e ma t’mirën moshe i shkon afër Zotit. Tu prehtë shpirti në paqë. Ngushëllime miqtë e mi Zoti ju forcoftë ”, shkruan boksieri.
Nga atentati mafioz ditën e sotme në mbikalimin e Fushë Krujës mbetën të vrarë Brilant Martini, Besmir Hoxha dhe Diklen Vata.