Policia e Fierit ka vënë në pranga 49-vjeçarin, i shpallur në kërkim për veprën penale “Heqja e paligjshme e lirisë”.
Sipas policisë, ky 49-vjeçar mbylli në banesë një 12-vjeçar i cili kishte qëlluar me sende të forta në drejtim të banesës së këtij të fundit. Si duket loja e të miturit e shqetësoi 49-vjeçarin duke e marrw pneg për 30 minuta.
Mësohet se D.K ishte dënuar nga Gjykata e Apelit në Vlorë me 1 vit e 3 muaj burgim. “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier kapën dhe ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim D. K., 49 vjeç, banues në Fier, pasi Gjykata e Apelit Vlorë e ka dënuar me 1 vit e 3 muaj burgim, për veprën penale “Heqja e paligjshme e lirisë”. Ky shtetas, në datën 30.12.2020, ka mbajtur për 30 minuta, në banesën e tij, një shtetas 12 vjeç, pasi ky i fundit kishte qëlluar me send të fortë në drejtim të banesës së 49-vjeçarit”, njofton policia.