Kryeredaktorja e BBC News në Ukrainë, Marta Shokalo ka folur për situatën në vend, duke thënë se tashmë pas sulmeve me raketa nga Rusia në Ukrainë nuk ka asnjë vend të sigurtë.
Ajo thotë për BBC se dëgjoi shpërthimet e para nga shtëpia dhe se frika e qytetarëve është ikja e energjisë elektrike dhe e internetit, pasi do të mbeteshin të izoluar.
“Isha zgjuar natën kur mora një mesazh nga një koleg për fjalimin e Vladimir Putin që shpallte një pushtim.Më pas filluan menjëherë shpërthimet. Mund t’i dëgjoja nga shtëpia ime dhe njerëzit në pjesë të ndryshme të qytetit filluan të dërgonin mesazhe në grupin tonë ËhatsApp, për shpërthime që po ndodhnin pranë tyre.
Të kuptosh se vetëm Kievi ishte nën sulm, jo vija e frontit në lindje të vendit, ishte një tronditje e madhe.Nuk ka më vend të sigurt në Ukrainë.Frika më e madhe për njerëzit e zakonshëm këtu është mbarimi i energjisë elektrike dhe interneti që nuk funksionon, atëherë do të ishim vërtet të izoluar. Ka një panic tani që e dimë se i gjithë vendi është nën sulm”, thotë gazetarja Marta Shokalo.