Tirana
clear sky
15.5 ° C
15.5 °
15.5 °
88 %
1kmh
0 %
Enj
29 °
Pre
28 °
Sht
29 °
Die
29 °
Hën
30 °
E enjte, 28 Shtator, 2023

Monika Kryemadhi vijon punën për ringritjen e partisë, takim me ekipin e LSI-së në Berat: Qytetarët na kanë besuar përfaqësimin dhe mbrojtjen e interesave të tyre

Lajme të ngjashëm

Rezultati i zgjedhjeve të 25 prillit ishte zhgënjyes për LSI-në, pasi partia e drejtuar nga Monika Kryemadhi mori vetëm 4 deputetë, edhe pse pritshmëritë e vetë kryetares ishin shumë të mëdha.

Tashmë që zgjedhjet u lanë pas, Kryemadhi po vijon punën për ringritjen e partisë, duke zhvilluar takime me anëtarët e partisë në çdo qytet.

Ditën e sotme ajo ka takuar ekipin e LSI në Berat, teksa shprehet se qytetarët i kanë besuar përfaqësimin dhe mbrojtjen e interesave të tyre, ndaj LSi vijon të përkushtohet për realizimin e këtij misioni madhor.

Një moment nga takimi i punës me ekipin e LSI Berat. Përmes votës në 25 Prill, qytetarët na kanë besuar përfaqësimin dhe mbrojtjen e interesave të tyre, ndaj përkushtimi për realizimin e këtij misionit madhor vazhdon pa u ndalur.

Më shumë