Tirana
broken clouds
29.5 ° C
29.5 °
29.5 °
30 %
4.1kmh
75 %
Mër
29 °
Enj
29 °
Pre
28 °
Sht
29 °
Die
29 °
E mërkurë, 27 Shtator, 2023

Monika Kryemadhi sulmon shoqërinë civile: Lekët e drogës e blenë përfundimisht

Lajme të ngjashëm

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi sulmon shoqërinë civile dhe kryeministrin Edi Rama.

Sipas Kryemadhit, shoqëria civile është blerë përfundimisht me ligj nga Rama.

“Çdo përpjekje agonike është thjesht një akt i pavlerë për t’i shpëtuar drejtësisë dhe përballjes me të vërtetën e hidhur të inkriminimit në çdo segment të qeverisë Rama” shprehet Kryemadhi.

Reagimi i plotë i MONIKA KRYEMADHIT:

LEKËT E DROGËS BLEJNË PËRFUNDIMISHT ME LIGJ SHOQËRINË CIVILE!

Dje kryetrafikanti që drejton qeverinë bleu me një ligj të posaçëm shoqërinë civile.

Miliona euro do t’i dhurohen shoqërisë civile që ajo, sipas planit të hartuar nga Edi Rama, të ofrojë ndihmë juridike për nenin famëkeq 15 të ligjit për “Ndihmën Juridike të Ofruar nga Shteti”.

Ky nen që nuk u propozua nga ekspertët, por u përfshi dhe u miratua dhunshëm nga Edi Rama, me qëllim blerjen si shpërblim ndaj shoqërisë civile, për kryerjen me “sukses” të misionit të bllokimit të reformës në drejtësi.

Më shumë