Tirana
moderate rain
18.5 ° C
18.5 °
18.5 °
94 %
2.1kmh
75 %
Die
24 °
Hën
26 °
Mar
31 °
Mër
31 °
Enj
30 °
E diel, 24 Shtator, 2023

Moment emocionues në “Zonë e Lirë”, si ndryshoi kënga e Renis Gjokës jetën e fëmijës autik

Lajme të ngjashëm

Një moment vërtet i veçantë ka qenë ai në emisionin “Zonë e Lirë”, ku u bë publike historia e vogëlushit autik Mikelo.

Miki për shkak të çregullimit nga i cili vuan nuk mund të fliste, të paktën deri në moshën 5 vjeç. Por, mjekët e pranishëm në studio kanë rrëfyer se çdo gjë ndryshoi kur Miki dëgjoi në televizor këngën e Renis Gjokës dhe grupit ku ai bënte pjesë dikur “Burn”.

“Njerëzit që takoj çdo ditë” është kënga që ndryshoi jetën e Mikit dhe familjes së tij.

Gjoka ka qenë i pranishëm në emision, por ndonëse vogëlushi nuk arriti ta njihte, ai reagoi menjëherë kur këngëtari nisi të këndonte refrenin e këngës.

"Vogelushi autik fillon te flase nga kenga qe i pelqente"Emocion i papare per kengetarin shqiptar, me kengen e te cilit nje djale autik 5 vjeç e gjysme ka filluar te flase para 3 vitesh.

Posted by Olti Curri on 2016-04-01

Më shumë