Kryeministri Edi Rama njofton se Këshilli i Ministrave ka miratuar sot aktin normativ për ngritjen e Bordit Kombëtar për çmimin e karburanteve, shkruan newsbomb.al. Mbledhja e parë e këtij Bordi është mbajtur po sot dhe janë fiksuar çmimet e naftës, benzinës dhe gazit.
- Çmimi i shitjes me pakicë të nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 për periudhën 12 mars-15 mars 2022, të jetë 217 lekë/litri.
- Çmimi i shitjes me pakicë të nënproduktit benzinë e standardit SSH EN 228 për periudhën 12 mars-15 mars 2022, të jetë 217 lekë/litri.
- Çmimi i shitjes me pakice të nënproduktit gaz për periudhën 12 mars-15 mars 2022, të jetë 93 lekë/litri.
Referuar asaj që shkruan kryeministri Edi Rama, Bordi Kombëtar do të mblidhet përsëri ditën e martë për të parë nëse çmimet do të ndryshojnë përsëri, shkruan newsbomb.al. Çmimet e vendosura sot do të jenë për tre ditët në vazhdim, ndërsa të martën do të rishkikohet nëse do të kete ulje apo rritje, bazuar dhe në lëvizjet në tregjet ndërkomëbtare.
“Çdo operator i shitjes me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të naftës, është i detytuar të zbatojë Vendimin e Bordit të Transparencës në lidhje me çmimet e shitjes me shumicë dhe pakicë. Organet ligjzbatuese do kontrollojnë zbatimin e vendimeve të Bordit të Transparencës çdo ditë. Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm, do të zbatohen penalitetet e përcaktuara në Aktin Normativ”, shkruan ndër të tjera Edi Rama.