Tirana
moderate rain
18.5 ° C
18.5 °
18.5 °
94 %
2.1kmh
75 %
Die
24 °
Hën
26 °
Mar
31 °
Mër
31 °
Enj
30 °
E diel, 24 Shtator, 2023

Ministrja e Arsimit kallëzon drejtorin e DAR Has dhe tre zyrtarë të tjerë për përshirje në fushatë

Lajme të ngjashëm

Ministrja teknike e Arsimit, Mirela Karabina ka kallëzuar në Prokurori Selman Qemanë, kreun e Zyrës Arsimore në Has,  pasi mori pjesë në fushatë elektorale.

 

Përmes njoftimit nga  Ministria e Arsimit thuhet se kreu i Zyrës Arsimore në Has përfshiu edhe punonjësit në varësi të tij.

Të kallëzuarit e tjerë janë specialisti i Burimeve Njerëzore Erlis Dibra, Specialisti i Kurrikulës Jetmir Qaushi dhe Drejtori i Shkollës 9­-vjeçare Zahrishtë Veli Ibraj.

Kllëzimi i ministrisë është dërguar për dijeni edhe Prokurorisë së Përgjithshme Tiranë. Karabina konfirmon gatishmërinë për të vijuar bashkëpunimin me organet kompetente duke vlerësuar çdo provë të depozituar të përfshirjes së paligjshme të administratës shtetërore. Kjo për të siguruar një procesi zgjedhor duke zbatuar detyrimet ligjore.

Më shumë