Ministria e Drejtësisë ka bërë gati dhe ka dërguar tre draft-marrëveshje më Emiratet e Bashkuara Arabe.
Burime për media bëjnë me dije se tre draft-marrëveshjet e propozuara nga ministra e Drejtësisë shqiptare i janë dërguar Ministrisë së Jashtme për t’ja propozuar Emirateve të Bashkuara.
Marrëveshjet kanë të bëjnë me ekstradimin, transferimi i të dënuarve dhe bashkëpunim në fushën penale.
Kujtojmë që shumë persona që janë në kërkim nga autoritet shqiptare, kanë gjetur “strehë” në Dubai, pasi Shqipëria nuk ka një marrëveshje me Emiratet Arabe sa i përket ekstradimit.