Ministri i Jashtëm grek Nikos Dendias dhe ai turk janë “përplasur” në tëitter në lidhje me çështjen e pushtimit të Qipros. Dendias thotë se çështja e pushtimit të Qipros mbetet e pazgjidhur dhe e paligjshme.
“Çështja e Qipros mbetet një çështje e pazgjidhur e pushtimit të paligjshëm, pavarësisht rezolutave të njëpasnjëshme të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara dhe dënimit në mbarë botën.
Zgjidhja është një Federatë Bizonale Bi-Komuniteti, në një kuadër që përcakton lidhjen dhe vendimmarrjen e Këshillit të Sigurisë.Greqia do të vazhdojë të qëndrojë në krah të Republikës së Qipros si gjithmonë. Nikosia nuk mund të mbetet i vetmi kryeqytet i ndarë i Evropës”, ka shkruar Dendias.
Pas kësaj deklarate ka ardhur dhe reagimi i ministrisë së Jashtme turke, e cila thotë se pushtimi i Qipros nga Turqia ishte i ligjshëm.
“I dashur Dendias, Turqia është në Qipro si vend garantues. Ju e dini shumë mirë pse ushtarët turq zbarkuan në ishull”, shkruan ministria e jashtme turke në Twitter.