Ministri i Jashtëm gjerman Heiko Mass është pritur sot në presidencë nga Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.
Përmes një postimi në Twitter, zyrtari gjerman ka bërë me dije arsyen e vizitës së tij në Prishtinë, duke vijuar me vizitën e nesërme në Beograd. Diplomati gjerman shkruan se vizita e tij në këto dy vende, lidhet kryesisht me çështjen e procesit të vaksinimit në Ballkanin Perëndimor, i cili sipas tij është një moment kyç në luftën kundër koronavirusit.
“Askush në Evropë nuk mbetet i paprekur nga suksesi dhe dështimi i fqinjëve të saj. Fakti që tani mund të ndajmë progresin e vaksinimit në BE me vendet e Ballkanit Perëndimor është një moment kyç në luftën kundër virusit. Kjo është arsyeja pse unë jam në Prishtinë dhe Beograd sot dhe nesër”, ka shkruar Maas në Twitter.