Një grup luftëtarësh të lidhur me Shtetin Islamik i ka kërkuar falje Izraelit pas një sulmi me armë ndaj ushtarëve izraelitë në nëntor të vitit të kaluar.
Sipas ish-ministrit izraelit të Mbrojtjes, Moshe Ya’alon, grupi i ekstremistëve hapi zjarr ndaj trupave izraelite por më pas kërkuan falje.
Ngjarja ka ndodhur në një pllajë shkëmbore të Sirisë jugperëndimore, e cila u aneksua pjesërisht nga Izraeli gjatë luftës gjashtë ditore të vitit 1967, një veprim që asnjëherë nuk u njoh nga bashkësia ndërkombëtare.
Pas një beteje të shkurtër me shkëmbim zjarri, ushtria siriane e sulmoi grupin xhihadist Khalid ibn al-Walid me raketa dhe tanke, duke vrarë katër prej tyre. Kjo ishte përplasja e parë direkte e trupave izraelite me militantët e ISIS.
Zëdhënësi i Ya’alon refuzoi të shpjegojë më tej se në çfarë mënyre grupi xhihadist kërkoi falje. /Newsbomb.al