Një miliarder kanadez i ka dhënë fund jetës në moshën 56-vjeçare.
Paul Fitzpatrick një biznesmen i suksesshëm vendosi t’i japë fund jetës pas gati 20 vitesh dhimbje kronike në njërin prej syve.
Sipas familjes së tij, ai i ishte nënshtruar një ndërhyrje me lazer në sy rreth 20 vite më parë por që i shkaktoi komplikime të njohura si neuralgjia e kornesë, dëmtim i nervit të syrit që shkakton dhimbje të forta.
“Që në moshën 12 vjeçare ai ka mbajtur syze, rreth moshës 32 vjeç, në vitin 1996 ai vendosi t’i nënshtrohet ndërhyrjes me lazer për të hequr syzet”, ka thënë nëna e tij.
Familjarët pretendojnë se 56-vjeçari për më shumë se 20 vite vuante nga dhimbja e syrit por nuk u diagnostikua kurrë. Ajo thotë se djali i dha fund jetës pasi nuk e duronte dot më dhimbjen.