Tirana
moderate rain
18.5 ° C
18.5 °
18.5 °
94 %
2.1kmh
75 %
Die
24 °
Hën
26 °
Mar
31 °
Mër
31 °
Enj
30 °
E diel, 24 Shtator, 2023

Miki foli vetëm kur dëgjoi këngën e Renisit, këngëtari s’e beson dot: Më le gojëhapur

Lajme të ngjashëm

Miki, vogëlushi autik mësoi të flasë duke dëgjuar Renis Gjokën dhe këngëtari u përball me këtë fakt mbrëmë në “Zonë e Lirë”. Për Renisin, “Autizmi flet” tashmë nuk është më një slogan fushate por diçka e prekshme. Këngëtari rrëfen se i është dukur e pabesueshme ndërsa falenderon vogëlushin që e ka bërë të besojë në mrekulli.

“Mbremë ti Miki më emocionove dhe më le gojehapur. Për më tepër, m’u duk sikur isha përpara këngëtarit më të mirë në botë, dhe unë isha fansi i tij i çmendur i cili nuk kishte fare fjalë. Faleminderit Miki që na bëre të besojme në Mrekulli”, thotë këngëtari.

Reagimi i plotë i Renis Gjokës:

“Autuzimi flet.

Per mua si Renis tashme ky nuk eshte thjesht nje slogan fushate, por nga dje, ka marre nje permase shume me te madhe dhe te prekshme.

Dje u perballa me Mikin ne “Zone e Lire” dhe u ndjeva jashtezakonisht i suprizuar dhe i prekur. Me dukej e pabesushme!

Por sot qe jam me i perqendruar dhe u futa pak me thelle ne analize, kuptova se: Miki foli. Foli jo vetem se degjoi kengen time, por foli sepse dikush i dha dashuri. Prinderit, mjeket, te afermit, te gjithe ata qe nuk lodhen asnjehere ndonese e dine shume mire qe kjo “puna e tyre”, nuk ka asnje sekond pushim. Por eshte nje pune e panderprere dhe e perjetshme. Nje jete sakrifice nga ana e ketyre njerezve. Nje jete e cuar dem, do te thoshte dikush. Por per ta nuk eshte fare keshtu. Ata jane “engjejt mbrojtes” te ketyre femijeve. Dikush i dha Mikit “çelesin” per te hapur “deren” qe te mos jete me i vetmuar ne boten e tij, por te jete pjese e botes tone.

Jemi nje vend i vogel, ku te gjithe jane te fokusuar ne problemet e tyre te perditshme dhe shpesh here harrojme te bejme gjene me te rendesishme: Te jemi Njerez, te jemi Humane, te japim Dashuri. Prandaj gjej rastin qe te shpreh respektin maksimal per keta njerez te palodhur, qe ndryshe nga shumica qe kujtohen 1 here ne vit, kur vjen data e caktuar e sensibilizimit, i duhet te luftojne me mish e me shpirt ne cdo sekonde, dite e nate, me apo pa mundesi ekonomike, me apo pa perkrahje institucionesh. Por nje gje ama, eshte e sigurte. Keta njerez kane deshiren e patundur per te dhene dashuri dhe vetem dashuri.

Ky nuk eshte vetem rasti i Mikit por shume vogelusheve te tjere si ai, te cilet e vetmja gje qe kerkojne nga ne, eshte pikerisht ajo, Dashuria.

Mbreme ti Miki me emocionove dhe me le gojehapur. Per me teper, m’u duk sikur isha perpara kengetarit me te mire ne bote, dhe une isha fansi i tij i cmendur i cili nuk kishte fare fjale. Faleminderit Miki qe na bere te besojme ne Mrekulli! :)”

Më shumë