Tirana
light rain
18.5 ° C
18.5 °
18.5 °
94 %
4.6kmh
75 %
Hën
26 °
Mar
30 °
Mër
31 °
Enj
29 °
Pre
29 °
E hënë, 25 Shtator, 2023

“Mijëra emigrantë shqiptarë janë kthyer në atdhe”, ministri britanik: Qindra të tjerë do të dërgohen së shpejti

Lajme të ngjashëm

Qindra emigrantë janë kthyer deri më tani në Shqipëri në bazë të marrëveshjes mes Britanisë dhe Shqipërisë dhe qindra të tjerë pritet të kthehen.

Në një intervistë për “Sky News” ministri britanik i Imigracionit Robert Jenrick tha se “mijëra” emigrantë të paligjshëm po ktheheshin në Shqipëri, teksa tha se qindra të tjerë do të kthehen së shpejti.

Jenrick u pyet nga gazetari: “Sa njerëz që kanë mbërritur me varka të vogla në Britani janë kthyer në Shqipëri?” – për të cilën ai u përgjigj se “mijëra shqiptarë po kthehen në Shqipëri”.

Sipas ministrit britanik, marrëveshja e arritur mes dy vendeve ishte shumë e mirë, për sa kohë mijëra emigrantë të paligjshëm shqiptarë po kthehen në shtëpi dhe numri i emigrantëve të paligjshëm nga Shqipëria është ulur ndjeshëm.

Në dhjetor të vitit të kaluar, kryeministri Rishi Sunak dhe Edi Rama, ranë dakord të rrisin bashkëpunimin në tre fusha, “çështjet e sigurisë dhe punët e brendshme (me fokusin kryesor në luftën kundër krimit të organizuar dhe imigracionit të paligjshëm); rritja dhe investimet; inovacioni, rinia dhe arsimi”.

Më shumë