Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, nuk i shteron entuziazmi në këto zgjedhje, pak orë pas përfundimit të procesit të votimit sot në orën 19:00.
Meta duke qenë se nuk kandidon dhe nuk preket nga “heshtja zgjedhore”, që dje e deri në këto momente të fundit ka bërë shumë shënime në rrjete sociale.
As kandidatët e partive kryesore nuk janë shprehur me kaq shumë besim për fitore. Kësaj here Meta falenderon gjithë Shqipërinë për pjesëmarrjen e madhe në votime, i bindur se demokracia ka triumfuar në vendin tonë.
Shënimi i Ilir Metës
Faleminderit Shqipëria!
Faleminderit Tirona jonë kampion!
Rekord pjesëmarrjeje!
Triumf i besimit te Demokracia!