NewsBomb
Nuk ka rezultat
View All Result
  • KREU
  • POLITIKË
  • AKTUALITET
  • EKONOMI
  • KULTURË & ART
  • FCB-BOMB
  • RAJON
  • SPORT
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • KREU
  • POLITIKË
  • AKTUALITET
  • EKONOMI
  • KULTURË & ART
  • FCB-BOMB
  • RAJON
  • SPORT
  • BOTA
  • SHOWBIZ
Nuk ka rezultat
View All Result
NewsBomb
Nuk ka rezultat
View All Result



në Politikë

Mete: Italia, aleat i madh i Shqipërisë, hapësira të reja për shkëmbimet tregtare dhe bashkëpunimin ekonomik

28/09/2023, 13:19
0
Ervin Mete, Igli Hasani, Edi Rama © Credits facebook.com/MinistriaeFinancavedheEkonomise

Ervin Mete, Igli Hasani, Edi Rama © Credits facebook.com/MinistriaeFinancavedheEkonomise












Lajme të ngjashëm

Lajme të lidhura

Ministri Balla takim me David Wisner: Vetëpastrimi i Policisë, sistematik

Ministri Balla takim me David Wisner: Vetëpastrimi i Policisë, sistematik

05/12/2023, 17:46
Lulzim Basha - kongresmeni French Hill

Basha në SHBA, takim me zyrtarët amerikanë

05/12/2023, 17:22
Fredi Beleri

Akuzohet për blerje votash, Fredi Beleri refuzon të dëshmojë në gjykatë

05/12/2023, 16:38
Gazment Bardhi

Marrëveshje me Italinë për emigrantët, Bardhi: Nesër e çojmë në Gjykatë Kushtetuese

05/12/2023, 15:23
Ish-kryeministri Sali Berisha

Berisha fton shqiptarët të përmbysin regjimin: Drejt protestës së përgjithshme

05/12/2023, 14:56

Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Ervin Mete, ishte pjesë e delegacionit të kryesuar nga kryeministri Edi Rama, gjatë vizitës zyrtare të zhvilluar në Romë, Itali, në datat 26-27 shtator 2023.

Në takimet e zhvilluara me kryeministren e Italisë Giorgia Meloni, Zv/Kryeministrin dhe Ministrin e Punëve të Jashtme, Antonio Tajani, si edhe zyrtarë të tjerë të lartë u diskutua mbi marrëdhëniet mes dy vendeve dhe forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit ekonomik përmes projekteve konkrete.

Gjatë kësaj vizite u konkludua se ka ende shumë potencial për të zgjeruar më shumë këtë bashkëpunimin mes Shqipërisë dhe Italisë, rritjen e shkëmbimeve tregtare dhe rritjen e prezencës së bizneseve italiane në vendin tonë.

Një vend të veçantë iu kushtua edhe diskutimeve mbi mundësitë që Shqipëria ofron për investitorët e huaj, përfshirë ata italianë, në sektorë prioritarë të ekonomisë si turizmi, bujqësia, energjia apo infrastruktura.

Në kuadër të vizitës u zhvillua edhe takimi i dytë i Komitetit të Përbashkët për Investimet, Çështjet Ekonomike dhe Sociale, Shqipëri-Itali, ku u theksua roli i Shqipërisë si një partner strategjik i Italisë në Ballkan, u ra dakord për të rritur bashkëpunimin përmes veprimeve konkrete në disa fusha ekonomike, si dhe u rikonfirmua mbështetja e shtetit fqinj për integrimin e vendit tonë në Bashkimin Europian.

Prezenca e investimeve italiane në Shqipëri ka patur një trend rritës përgjatë viteve të fundit duke shënuar vlerën më të lartë përkatësisht 1.2 miliardë Euro në vitin 2022. Italia ka një pozitë të konsoliduar në nivelin e investimeve të huaja direkte në Shqipëri, në terma të stokut dhe fluksit, duke u pozicionuar në 5 shtetet kryesore kontribuese për IHD-të.  Po ashtu, shkëmbimet tregtare me Italinë janë rritur gjatë viteve të fundit, duke arritur në afro 3.5 miliardë euro në vitin 2022.

Edhe numri i bizneseve italiane që operojnë në vendin tonë ka njohur rritje vit pas viti. Aktualisht, janë rreth 5669 biznese me të paktën një ortak me shtetësi italiane me status aktiv që operojnë në Shqipëri.

Italia përfaqëson një partner të privilegjuar ekonomik e tregtar për Shqipërinë, duke qenë një prej donatorëve kryesorë dypalësh, në mbështetje të zhvillimit shoqëror dhe ekonomik të vendit përmes financimit të një sërë programesh.

 

 

Etiketa: BallkanibizneseErvin meteinvestimeItalishqiperitakim
Artikull paraprak
Aktualitet

“S’e panë kurrë në teatër, sot e vajtojnë”, Ina ironizon zinë për Mirush Kabashin

05/12/2023, 19:05
Artikull tjetër
Aktualitet

“S’e panë kurrë në teatër, sot e vajtojnë”, Ina ironizon zinë për Mirush Kabashin

05/12/2023, 19:05
Artikull paraprak
Aktualitet

“S’e panë kurrë në teatër, sot e vajtojnë”, Ina ironizon zinë për Mirush Kabashin

05/12/2023, 19:05
Artikull tjetër
Aktualitet

“S’e panë kurrë në teatër, sot e vajtojnë”, Ina ironizon zinë për Mirush Kabashin

05/12/2023, 19:05

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *


 







Më shumë

Lajme të lidhura

Lulzim Basha - kongresmeni French Hill

Basha në SHBA, takim me zyrtarët amerikanë

05/12/2023, 17:22
0

...

Gazment Bardhi

Marrëveshje me Italinë për emigrantët, Bardhi: Nesër e çojmë në Gjykatë Kushtetuese

05/12/2023, 15:23
0

...

Aktori Mirush Kabashi

Shuhet i madhi Mirush Kabashi, Begaj: Lamtumirë, ‘Nder i Kombit’

05/12/2023, 09:26
0

...

Ne foto/ Agron Shehaj

Agron Shehaj: Po punoj për një alternativë të re politike, kam nisur takimet

04/12/2023, 21:25
0

...

Georgia Meloni

Meloni në Serbi, flet me Vuçiç për dialogun me Kosovën

04/12/2023, 20:46
0

...

Lajmet e fundit

Ina Kollçaku

“S’e panë kurrë në teatër, sot e vajtojnë”, Ina ironizon zinë për Mirush Kabashin

2023/12/05  7:05pm
0

“Drejtësi për Liridonën”, nis protesta në Kosovë, të pranishëm dhe familjarët e saj

“Drejtësi për Liridonën”, nis protesta në Kosovë, të pranishëm dhe familjarët e saj

2023/12/05  6:29pm
0

Flamuri i Bashkimit Evropian përkrah flamurit të Bosnjë e Hercegovinës.

BE-ja i kërkon Bosnjës më shumë reforma për t’i nisur bisedimet për anëtarësim

2023/12/05  6:23pm
0

Policia Shkoder

Makina në Shkodër vidhet për 7 sekonda, hajduti i maskuar me kapuç në kokë (VIDEO)

2023/12/05  6:08pm
0








































Para
Presidenti Bajram Begaj/ © Credits facebook.com/BajramBegajAL

Presidenti Begaj dekreton ambasadorët e rinj të Shqipërisë

@NEWSBOMB SHPK
NIPT: L42417011Q

Drejtor i Përgjithshëm Retin Toka

Kontaktet

Adresa : Rruga Emin Duraku, Hyrja 1 Ap.14, Tiranë

Mobile : +355 69 92 22201

Mobile : +355 69 92 22202

Email: [email protected]

Na Ndiqni

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KREU
  • POLITIKË
  • AKTUALITET
  • EKONOMI
  • KULTURË & ART
  • FCB-BOMB
  • RAJON
  • SPORT
  • BOTA
  • SHOWBIZ