Presidenti Ilir Meta është takuar sot me ministrin italian të Drejtësisë Andrea Orlando.
Meta ka theksuar se implementimi i Refomës në Drejtësi është i rëndësishëm për vendin dhe bëri thirrje që forcat politike të krijojnë ura të dialogut konstruktiv.
“Me kënaqësi te vecantë takova sot Ministrin Italian të Drejtësisë Andrea Orlando, të cilit pasi i shpreha mirënjohjen për ndihmën që ky vend mik i ka dhënë Shqipërisë në fushën e drejtësisë, nënvizova se në Shqipëri është shumë e rëndësishme implementimi i reformës në sistemin e drejtësisë ku forcat politike paralamentare pa vonesë duhet të krijojnë urat e dialogut konstruktiv, sa më shpejtë me qëllim që procesi të udhëheqet e të vendoset në shinat kushtetuese dhe Veneciane dhe në frymën e konsensusit të arritur më 21-22 korrik 2016”, shprehet Meta.