Tirana
moderate rain
18.5 ° C
18.5 °
18.5 °
94 %
2.1kmh
75 %
Die
24 °
Hën
26 °
Mar
31 °
Mër
31 °
Enj
30 °
E diel, 24 Shtator, 2023

Meta takon Eliot Engel në SHBA: Marrëveshja Kosovë-Serbi duhet të sjellë siguri në rajon

Lajme të ngjashëm

Gjatë vizitës që po zhvillon në SHBA, Presidenti i Republikës Ilir Meta u prit në Kongresin Amerikan nga Kongresmeni, Eliot Engel, njëkohësisht Kryetar i Komisionit për Politikën e Jashtme.

Meta shprehu besimin se Engel do të vijojë angazhimin e tij për të ndikuar në një vëmendje më të madhe të administratës amerikane, jo vetëm në raportet dypalëshe, por veçanërisht në sfidat euro-atlantike që po kalon rajoni.

“Një vëmendje e veçantë duhet të përfshijë Kosovën, që ndodhet në një moment të rëndësishëm për finalizimin e një marrëveshjeje me Serbinë, që do të jetë e qëndrueshme, afatgjatë dhe do të sjellë siguri dhe stabilitet në rajon” u shpreh  Meta, i cili është pozicionuar kundër debatit për ndryshimin e kufijve.

Kongresmeni Eliot Engel siguroi Presidentin Meta për angazhimin e tij të vazhdueshëm për forcimin e arritjeve të derisotme në rajon falë përkushtimit të SHBA për paqen dhe lirinë.

 

Më shumë