Tirana
clear sky
15.5 ° C
15.5 °
15.5 °
88 %
1kmh
0 %
Enj
29 °
Pre
28 °
Sht
29 °
Die
29 °
Hën
30 °
E enjte, 28 Shtator, 2023

Meta pret në takim ambasadorin e ri të Argjentinës: Folëm për forcimin e marrëdhënieve mes dy vendeve

Lajme të ngjashëm

Presidenti i vendit Ilir Meta ka pritur sot në takim Ambasadorin e ri të Argjentinës në Shqipëri, Roberto Manuel Carlés, me rastin e paraqitjes së Letrave Kredenciale.

Kreu i Shtetit thotë se biseduan për forcimin e marrëdhënieve mes dy vendeve, në nivelin politik, ekonomik dhe tregtar.

Postimi i plotë i Ilir Metës:

Kënaqësi të takoja sot Ambasadorin e ri të Argjentinës në Shqipëri, Roberto Manuel Carlés, me rastin e paraqitjes së Letrave Kredenciale.

E sigurova për mbështetje në përmbushjen e misionit diplomatik në Shqipëri duke theksuar dëshirën për forcimin e marrëdhënieve miqësore tradicionale mes dy vendeve tona, jo vetëm në nivelin politik, por edhe atë ekonomik, tregtar, turizëm e kulturë.

Nënvizova praninë e diasporës shqiptare në Argjentinë dhe vlerat e kontributin e saj në ruajtjen e identitetit shqiptar, si dhe në marrëdhëniet mes dy vendeve dhe popujve tanë, edhe në të ardhmen.

 

 

Më shumë