Tirana
broken clouds
27.5 ° C
27.5 °
27.5 °
51 %
3.6kmh
75 %
Enj
30 °
Pre
34 °
Sht
34 °
Die
23 °
Hën
25 °
E enjte, 21 Shtator, 2023

Meta pret në Presidencë kryetaren e Bashkisë së Korfuzit, çfarë u diskutua

Lajme të ngjashëm

Presidenti Ilir Meta ditën e sotme ka zhvilluar një takim me kryetaren e Bashkisë së Korfuzit, Merope Hydraiou.

Përmes një postimi në “Facebook”, Meta bën me dije se gjatë takimit u bisedua për lidhjet e ngushta midis dy popujve tanë fqinj dhe për mundësitë për të promovuar këtë lidhje dhe bashkëpunim midis dy vendeve tona.

Sipas kreut të shtetit, është shumë e rëndësishme që të zhvillojmë dhe promovojmë aktivitete kulturore midis Korfuzit dhe bashkive të vendit tonë.

“Pata kënaqësinë të prisja sot në një takim Kryetaren e Bashkisë së Korfuzit, znj. Merope Hydraiou.

Folëm për lidhjet e ngushta historike midis dy popujve tanë fqinj dhe për mundësitë për të promovuar këtë lidhje dhe bashkëpunim midis dy vendeve tona.

Të gjithë së bashku duhet të punojmë fort për të promovuar turizmin në dy vendet tona, mbrojtjen e ambientit dhe zhvillimin e qëndrueshëm.

Është shumë e rëndësishme të zhvillojmë dhe promovojmë aktivitete kulturore midis Korfuzit dhe bashkive të vendit tonë, me Bashkinë e Tiranës por edhe me Bashkitë fqinje, si Saranda e Gjirokastra, dhe po ashtu të kemi një bashkëpunim të vazhdueshëm në kuadër të nismave rajonale,  mesdhetare dhe ato të Bashkimit Europian.”, shkruan Meta.

Më shumë