Tirana
broken clouds
16.5 ° C
16.5 °
16.5 °
94 %
2.6kmh
75 %
Mar
30 °
Mër
31 °
Enj
29 °
Pre
29 °
Sht
26 °
E martë, 26 Shtator, 2023

Meta në Rugovë, ka një mesazh për shqiptarët e Kosovës

Lajme të ngjashëm

Presidenti Ilir Meta ka vizituar sot Rugovën në Kosovë nga ku i ka bërë thirrje shqiptarëve të Kosovës të vizitojnë Shqipërinë për pushimet verore, ndërsa shqiptarët e Shqipërisë vizitojnë Kosovën për natyrën e mrekullueshme të bjeshkëve.

Meta ka shmangur komentet për debatin e nxehtë të korrigjimit të kufijve mes Kosovës e Serbisë.

“I ftoj shqiptarët e Rugovës e Kosovës që në këtë periudhë të vizitojnë Shqipërinë për më shumë det, dhe ne nga Shqipëria, të vijmë këtu në mal, në këto bjeshkë të mrekullueshme. Kështu turizmi do të zhvillohet në mënyrë të pandërprerë, por edhe lidhjet tona do të jenë akoma edhe më të forta”, tha Meta.

Presidenti Meta tha qeveritë e të dyja vendeve duhet të angazhohen për të krijuar më shumë mundësi punësimi për të rinjtë shqiptarë, të cilët po emigrojnë për kushte më të mira jetese

“Duhet ta shohin të ardhmen e tyre në këto troje, në këto alpe. Sepse ne e dimë shumë mirë që as Austria, dhe as Zvicra nuk i kanë alpet më të bukura se ne! Por ne duhet të punojmë më shumë që të rinjtë tanë të punojnë këtu dhe këtë bukuri, që natyra u ka dhënë këtyre trojeve, me punën e edukimin e tyre, ta kthejnë në mirëqenie për të gjithë! Urime dhe suksese!” – u shpreh Presidenti i Republikës së Shqipërisë”, u shpreh Meta.

Ndryshe nga vitet e kaluara këtë vit shtetasit kosovarë nuk e kanë zgjedhur Shqipërinë si destinacion për të kaluar pushimet e verës. Sipas INSTAT, fluksi i vizitorëve nga Evropa Perëndimore po zëvendëson pushuesit tradicionale nga Kosova. Rezulton se fluksi i vizitoreve të huaj u rrit me 9,1 për qind në gjashtëmujorin e parë të vitit 2018 por turistët nga Kosova vijuan trendin rënës me 0.4% në krahasim me një vit më parë.

Më shumë