Kreu i PL, Ilir Meta ka folur shkurtimisht për media pas takimit të tij me kreun e PD, Sali Berisha.
Meta tha se protesta do të mbahet dhe se është për Shqipërinë Europiane dhe se me datë 6 do të jenë para përgjegjësit për kapjen e shtetit dhe për minimin e procesit integrues europian të Shqipërisë.
“Jemi për Shqipërinë europiane jo për regjim. Në datën 6 përballë përgjegjësit për kapjen e shtetit dhe për minimin e procesit integrues europian të Shqipërisë për vite më radhë. Nuk do jetë asnjë problem i sigurisë me qytetarët e Tiranë dhe të Shqipërisë që duan një vend europain” tha Meta për media.