Tirana
clear sky
18.5 ° C
18.5 °
18.5 °
52 %
3.6kmh
0 %
Mar
28 °
Mër
28 °
Enj
27 °
Pre
27 °
Sht
20 °
E hënë, 2 Tetor, 2023

Mesila Doda i nxjerr topin, Shpëtim Idrizi e gjuan; PDIU publikon spotin për 25 prillin, në sfond kënga e Botërorit të Brazilit dhe ajo e Çamërisë (VIDEO)

Lajme të ngjashëm

PDIU e Shpëtim Idrizit publikon spotin e fushatës elektorale për zgjedhjet e 25 prillit. Vetë kryetari Shpëtim Idrizi ka ndarë pak më parë videon zyrtare, të realizuar në një fushë futbolli në Tiranë.

Në spot shfaqet dhe ish-deputetja e PD, prej kohësh me PDIU Mesila Doda, e cila i asiston topin Idrizit në mënyrë që ky i fundit të shënojë gol. Qëllimi i realizimit të këtij spoti në një fushë futbolli mbetet i paqartë, ose ndoshta drejtuesit e kësaj force politike duan të japin mesazhin se “do ta shënojnë dhe ata golin e tyre në këto zgjedhje”.

Video zyrtare që shpërndan kreu i PDIU Shpëtim Idrizi shoqërohet nga muzika e Botërorit të Brazilit të viti 2014, e kënduar nga Jennifer Lopez, e më pas miksohet me një këngë të djemëve të Çamërisë.

Më shumë