Tirana
clear sky
14.5 ° C
14.5 °
14.5 °
94 %
1.5kmh
0 %
Pre
28 °
Sht
28 °
Die
29 °
Hën
29 °
Mar
29 °
E premte, 29 Shtator, 2023

Mesfushori Herolind Shala, debutim pozitiv me Spartën e Pragës

Lajme të ngjashëm

“Erdhi debutimi me skuadrën time Sparta Pragë. Ishte ndeshje shumë e mirë, dhe jam i kënaqur me përvojën. Sparta Pragë – Zilina 1:1. Ju përshëndes miq”.

Këtë mesazh ka dhënë talenti i kombëtares shqiptare të futbollit Herolind Shala, në premierën e tij me skuadrën më të re ku militon, Spartën e Pragës. Futbollisti që konsiderohet nga lojtarët që garantojnë të ardhmen në formacionin kuqezi, ka qenë protagonist dhe është vlerësuar me nota positive në barazimin me Zilinën.

Këtë muaj Herolind Shala firmosi për 3 sezone e gjysmë me kampionët në fuqi të Çekisë dhe mbajtësit në fuqi të titullit në këtë vend. Shala, që u largua pas 3 vjetësh, me 102 ndeshje dhe  25 gola nga ekipi i Odd Grenland, është mes emrave më të spikatur te Sparta. Ekipi nga Praga i ka dhënë fanelën me numrin 10 që e kanë mbajtur lojtarë legjendarë, çka dëshmon se vërtet beson shumë te Shala. 

Më shumë