Kryeministri Edi Rama vendosi të surprizonte liderët evropianë dhe ata rajonalë që morën pjesë në Samitin e Procesit të Berlinit në Tiranë, më 16 Tetor, duke ju dhënë nga një pjatë të rrumbullakët me pikturë në anën e brendshme dhe një mesazh në pjesën e pasme.
Një ndër të ftuarit që u habit nga dhurata ishte dhe homologu holandez i Edi Ramës. “Kjo është fantastike, qenka në gjuhën tonë”, tha Mark Rutte pasi e mori pjatën në dorë.
Newsbomb.al ka siguruar një fotografi të kryeministrit të Holandës, teksa ekspozon mesazhin në pjesën e pasme të dhuratës. “Me dashuri dhe mirënjohje për miqësinë tonë”, shkruhet në pjesën e pasme, shoqëruar nga emri i kryeministrit Rama dhe viti 2023.
Siç shihet dhe në video, pjatat ishin të vendosura në kuti kartoni të ngjashme me ato të picave dhe sipër shkruhej “Edi Rama Pizza”.
