Është zhvilluar në Letoni një ditë pas vdekjes ceremonia e nderimit për efektiven e Forcave të Armatosura, Zarife Hasanaj, të rënë në krye të detyrës.
Mes dhimbjes dhe lotëve, kontigjenti shqiptar në grup-batalionin e NATO-s në Letoni dhe përfaqësuesi ushtarak shqiptar në NATO kanë shprehur nderimet e tyre për efektiven.
Ceremonia për Zarife Hasanajn u mbajt në Camp Adazi në Letoni, ndërsa nga fotot e publikuar shihet që kolegët e saj nuk i kanë mbajtur dot lotët.
Ditën e sotme u nis drejt Letonisë Task Forca e ngritur me urgjencë nga Ministrja e Mbrojtjes. Task forca bashkë me autoritetet letoneze do të ndjekë hetimin e plotë për ngjarjen e 6 Majit në Camp Adazi në Letoni.
Grupi, në përbërje të të cilit ka përfaqesues nga Agjencia e Inteligjencës dhe Sigurise se Mbrojtjes, Policia Ushtarake dhe Drejtoria e Inspektimit ne MM do të punoje për rrethanat e ngjarjes, mbledhjen e provave etj.
Ndërkohë priten detaje në vazhdim për mbërritjen e trupit të nëntetares Zarife Hasanaj në Shqipëri.