Kancelarja gjermane Angela Merkel ka paralajmëruar sot qytetarët për fuqinë e lajmeve të rreme në rrjetet sociale me të cilat është manipuluar opinioni publik.
“Diçka ka ndryshuar, debati politik po ndodh në një mjedis krejtësisht të ri. Mendimet nuk janë të formuara sot si 25 vjet më parë”, ka thënë Merkel në fjalimin e saj në ‘Bundestag’.
Ajo tha gjithashtu se është e nevojshme që t’i kushtohet kujdes parandalimit të manipulimit të opinionit publik në internet duke pretenduar rastet e faqeve të internetit të cilat janë mashtruese.