Këngëtarja Fjolla Morina është bërë diskutim i këtyre ditëve pas ngjarjes së fundit, ku u arrestua pasi tentoi të futej në Shqipëri me dy armë.
Gjykata vendosi masën arrest shtëpie për këngëtaren.
Prej disa ditësh ajo po kalon ditët në izolim në një shtëpi në qytetin e Kukësit. Ndërkohë në media janë publikuar disa pamje ku këngëtarja shihet e mbyllur brenda 4 mureve.
Këngëtarja shfaqet duke komunikuar në telefon, ndërkohë që në banesë shoqërohej nga dy vajzat e saj.
Kujtojmë që disa ditë më parë, këngëtarja postoi në Instagram një video me të bijën ku dukeshin tepër të lumtura.