Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Korçë, ku një 30-vjeçare është goditur me sende të forta.
Bëhet me dije se ngjarja ka ndodhur pak ditë më parë, ndërsa dje gruaja ka bërë denoncimin në komisariatin e Korçës.
Mësohet se gruaja e dhunuar ka denoncuar fqinjin, teksa si provë ka dorëzuar një video. Ende nuk dihen shkaqet që kanë çuar në këtë ngjarje.