Tirana
scattered clouds
28.5 ° C
28.5 °
28.5 °
45 %
3.6kmh
40 %
Enj
28 °
Pre
34 °
Sht
34 °
Die
23 °
Hën
25 °
E enjte, 21 Shtator, 2023

“Më shumë shtëpi bari se shkolla”, ish-kryeprokurorja e Tiranës: Kemi pasur disa etapa të kanabizimit

Lajme të ngjashëm

Ish-kryeprokurorja e Tiranës, Elisabeta Imeraj ka folur në lidhje me “shtëpitë e barit” që po zbulohen çdo ditë e më shumë në Shqipëri.

Ajo madje tha se ka më shumë shtëpi bari se shkolla, teksa u shpreh se nstitucionet duhet të jenë të informuara dhe inspektorët e zonës duhet të tregojnë informacionin e duhur për të zbuluar këto raste.

“Atë mund ta themi, që kemi më shumë shtëpi bari sesa shkolla. Ne kemi ndjekur disa etapa të përhapjes së kanabizmit në Republikën e Shqipërisë. Ka ndryshuar mënyra sesi është qasur kriminaliteti karshi formës më të re për ta zhvilluar. Kemi shtëpitë e barit. Janë bërë disa goditje dhe ajo që është e nevojshme të bëhet nga institucionet përkatëse është që të jenë të mirëformuara. Kjo lidhur ngushtësisht me atë pjesën tjetër që inspektori i zonës, duhet të jetë pararoja e parë për të na dhënë informacionin e duhur. Duhet gjetur mekanizmi se ku ka rrjedhur përçimi i informacionit”, theksoi ajo në emisionin “Bardh a Zi”.

Më shumë