Një shtetas shqiptar është arrestuar nga Policia greke, pasi akuzohet se ka tentuar të përdhunojë një 38 vjeçare në Kretë.
Sipas mediave në vendin fqinj një 38-vjeçare, “ka përjetuar momente makthi në Kretë, më 15 gusht, kur një 45-vjeçar nga Shqipëria e ka ftuar atë në shtëpinë e tij për të pirë një kafe.
38-vjeçarja ka shkuar në shtëpinë e tij në Ammoudara në orën 9 të mëngjesit për të konsumuar kafe, por atje është përballuar me situatën e vështirë.
Sipas denoncimit, në një moment 45-vjeçari e ka shtyrë me forcë drejt shtratit dhe e ka kapur nga qafa, ndërsa ka tentuar ta përdhunojë”.
Mësohet se gruaja ka arritur të largohet dhe shkoi në polici duke e denoncuar. Pak orë më vonë ai u arrestua, ndërsa ka kërkuar falje në Polici.