Me një puthje të zjarrtë në rrugë, këngëtarja Miley Cyrus ka konfirmuar lidhjen e saj të re.
Këngëtarja ka nisur një romancë të re me muzikantin Maxx Morando. Dyshja u panë duke dalë të enjten teksa qëndronin në një trotuar në West Hollywood, teksa shkëmbyen edhe disa puthje.
Cyrus, 29 vjeç dhe bateristi i Liily, 23 vjeç, janë përfolur edhe në 2021 për një lidhje, pasi u panë bashkë në shfaqjen e pistës së Gucci’s Love Parade, por atëherë këngëtarja i mohoi thashethemet.
Por duket se gjërat tashmë kanë ndryshuar dhe këngëtarja po shijon dashurinë e saj të re.


