Tirana
clear sky
14.5 ° C
14.5 °
14.5 °
82 %
0.5kmh
0 %
Mar
28 °
Mër
28 °
Enj
28 °
Pre
27 °
Sht
28 °
E martë, 3 Tetor, 2023

Me kallashnikov në vendin e punës, arrestohet 24-vjeçari në Vlorë

Lajme të ngjashëm

Një 24-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Vlorës, pasi mbante kallashnikov në vendin e punës.

Bëhet me dije se në pranga ka rënë shtetasi V. A., 24 vjeç, banues në lagjen “24 Maji”, për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.

Gjatë kontrollit të ushtruar në një ambient, në lagjen “24 Maji”, ku ky shtetas punonte, u gjet një armë zjarri kallashnikov, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Njoftimi i Policisë

Vlorë/Goditet një tjetër rast i armëmbajtjes pa leje.

Mbante armë zjarri kallashnikov, falë inteligjencës informative dhe reagimit në kohë nga Policia, lokalizohet dhe vihet në pranga 24-vjeçari.

Sekuestrohet 1 armë zjarri kallashnikov.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje, bazuar në informacionet e siguruara nëpërmjet inteligjencës informative se një shtetas mbante armë zjarri, menjëherë kanë organizuar punën dhe si rezultat kanë lokalizuar dhe vënë në pranga shtetasin:

V. A., 24 vjeç, banues në lagjen “24 Maji”, për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.

Gjatë kontrollit të ushtruar në një ambient, në lagjen “24 Maji”, ku ky shtetas punonte, u gjet një armë zjarri kallashnikov, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprime të mëtejshme.

Më shumë