Tirana
scattered clouds
18.5 ° C
18.5 °
18.5 °
94 %
1kmh
40 %
Die
18 °
Hën
25 °
Mar
31 °
Mër
31 °
Enj
29 °
E diel, 24 Shtator, 2023

“Më jep lekët ose të vrava”, shkoi të marrë paratë në bankomat, gruaja kërcënohet me jetë në Sarandë nga një i ri

Lajme të ngjashëm

Një qytetare ka rënë preh e një grabitje ditën e sotme në Sarande.

Policia bën me dije se sot rreth orës rreth orës 10:00, në lagjen nr.2, Sarandë, 1 person ende i paidentifikuar, pranë bankomatit të një banke, dyshohet se nën kërcenimin e një mjeti të mprehtë, ka tentuar t’i vjedhë një shumë parash shtetases A. N., 34 vjeçe.

Mësohet se i riu ishte i pa maskuar, por vetëm me syze dhe i është afruar 34-vjeçares me thikë duke i thënë “o më dorëzo lekët ose të vrava, do lekët apo jetën”.

Bëhet me dije se në një moment qytetarja ka arritur të largohet dhe ka bërë denoncimin në polici. Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit.

“Me datë 08.05.2021, rreth orës 10:00, në lagjen nr.2, Sarandë, 1 person ende i paidentifikuar, pranë bankomatit të një banke, dyshohet se nën kërcenimin e një mjeti të mprehtë, ka tentuar t’i vjedhë një shumë parash shtetases A. N., 34 vjeçe. Nga ana e Policisë po bëhet krehja e zonës, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit”,- njofton policia.

Më shumë