Një 33 vjeçar është arrestuar nga Policia në pikën kufitare të Morinës, pasi akuzohet për trafik të lëndëve narkotike.
Mësohet se në pranga ka rënë shtetasi Amir Bunjaku, A. B., 33 vjeç, banues në Zyrih, i cili akuzohet për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”.
Gjatë kontrollit të ushtruar në në automjetin taksi në të cilën udhëtonte si pasagjer 33 vjeçari, u gjetën dhe sekuestruan 4 pako me lëndë të dyshuar narkotike ekstazi.
Njoftimi i Policsë:
Morinë, Kukës
Tentoi të trafikonte lëndë narkotike në Shqipëri, vihet në pranga 33-vjeçari.
Shërbimet e Policisë Kufitare Morinë, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e krimeve kufitare, bazuar në inteligjencën informative dhe në analizën e riskut, në hyrje të RSH-së, kanë kaluar në vijë të dytë, për kontroll më të imtësishëm, një automjet taksi.
Gjatë kontrollit të ushtruar në vijën e dytë, në automjetin taksi në të cilën udhëtonte si pasagjer shtetasi A. B., shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 4 pako me lëndë të dyshuar narkotike ekstazi.
Në përfundim të veprimeve hetimore, specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve të DVP Kukës arrestuan në flagrancë shtetasin A. B., 33 vjeç, banues në Zyrih, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme.