Dy persona janë mbytur në rezervuarin e Bradomirës në Pogradec pak momente më parë.
Bëhet fjalë për 50-vjeçarin Arben Pupa, banues në fshatin Bletas, trupi i të cilit është nxjerrë nga rezervuari, nga banorët e zonës.
Gjithashtu dyshohet se është mbytur edhe 56-vjeçari Ramazan Kojtari edhe pse trupi i këtij të fundit nuk është gjetur ende.
Mësohet se Pupa dhe Kojtari ishin duke peshkuar në rezervuarin e Bradomirës.
Sakaq, po vijojnë kërkimet si dhe pritet ardhja e polumbarëve, për të bërë të mundur gjetjen e trupit të 56-vjeçarit.