Është mbyllur procesi i votimit në Turqi, ku qytetarët do të zgjidhnin me Tajip Erdogan dhe Kemal Kılıçdaroğlu.
Votimi për raundin e dytë të Zgjedhjeve Presidenciale përfundoi në orën 16:00 në të gjithë Turqinë. 191,885 kuti votimi u ngritën në 973 zona dhe 1094 borde zgjedhore në të gjithë vendin për zgjedhjet, të cilat do të përcaktojnë presidentin e Turqisë i cili do të shërbejë për 5 vjet.
Më shumë se 60 milionë votues morën pjesë në zgjedhje. Në zgjedhje garuan kandidati presidencial i Aleancës Popullore, Recep Tayyip Erdoğan dhe kandidati presidencial i Aleancës së Kombit, Kemal Kılıçdaroğlu.
Sapo ka përfunduar votimi, menjëherë ka nisur numërimi dhe renditja e votave.
Kujtojmë që për faktin se kandidatët nuk mundën të merrnin shumicën absolute në zgjedhjet presidenciale të mbajtura më 14 maj, Turqia shkoi sërish në kutitë e votimit për të përcaktuar presidentin e ri. Mbetet për të parë se kushe ka fituar këtë garë presidenciale.