Ka përfunduar pak çaste më parë numërimi i të gjitha kutive në KZAZ-në 38 të Tiranës, tek “Shkolla e Kuqe”.
Sipas rezultateve në këtë KZAZ, Partia Demokratike kryeson me 7886 vota, duke u ndjekur nga PS.
Kjo është zona ku ka votuar dhe vetë kreu i PD Lulzim Basha.
Rezultati përfundimtar:
PD: 7886 vota
PS: 7556
Ndërkohë vijon procesi i numërimit të votave në disa KZAZ të tjera, ku edhe pritet të shpallet rezultati zyrtar për partinë fituese në këto zgjedhje.
A ju ndihmoi ky artikull?
PoJo