Një tempull budist në Tajlandë është mbyllur, pasi murgjit rezidentë rezultuan pozitivë në testin e drogës. Ngjarja ka ndodhur në rrethin Bung Sam Phan, në provincën Phetchabun, në veri të vendit.
Murgjit, sipas zyrtarëve lokalë, rezultuan pozitivë për metamfetaminën.Si pjesë e një goditjeje kundër drogës, Policia iu bashkua autoriteteve shëndetësore dhe bastisi tempullin e vogël, ku qëndronin tre murgj dhe igumeni.
Të katër u testuan për drogë dhe rezultuan pozitivë. Tempulli u mbyll dhe murgjit u dërguan në një klinikë të specializuar.“Tempulli tani është bosh dhe banorët e fshatrave aty pranë janë të shqetësuar se nuk do të mund të kryejnë asnjë ceremoni”, thanë zyrtarët lokalë.