Kombëtarja shqiptare ka kaluar në avantazh në “Air Albania” ku po luan sfidën e fundit në gup, kundër Islandës. Ka qenë futbollisti Ermir Lenjani, i cili në minutën e 28-të ka shfrytëzuar një kros të Uzunit dhe e ka dërguar topin në rrjetë.
Edy Reja ka përzgjedhur 11 titullarët dhe rikthehet me skemën e tij 3-5-2. Gjasula spostohet në mbrojtje dhe Ramadani nis si titullarë në mesfushë. Lenjani zëvendëson kapitenin Hysaj.
Pas golit të shënuar në Tel Aviv, Uzuni qëndron përkrah Cikalleshit në sulm me Bajrmain pas tyre. Kombëtarja dukshëm po dominon lojën ndaj islandezëve, me Uzunin që pas atij krosi fantastik për Lenjanin, ka rrezikuar dhe vetë portën, por topi nuk ka përfunduar në portë.