Kuvendi ka mbyllur sot në orën 18:00 aplikimet për postin e Prokurorit të Përgjithshmë të përkohshëm.
Ndërsa numri i kandidatëve ka shkuar në shtatë, vetëm tre prej tyre kanë aplikuar ditën e sotme.
Ferdinand Elezi, Arta Marku, Besnik Muçi, Arqile Koca, Granit Shahu, Ermira Tafani dhe Artur Selmani janë emrat e prokurorëve që kanë hedhur kandidaturën për këtë post.
Kryeprokurori i ri i përkoshëm do ketë një mandat dy vjeçar, më pas do jetë Këshilli i Lartë i Prokurorisë që do t’i propozojë Kuvendit emrin e Kryeprokurorit të ri.