Gjykata e Matit ka lënë sot në burg 14 të arrestuarit e dy fiseve Koleci e Gjeçuka, të cilët u arrestuan dy ditë më parë për disa raste të kultivimit të drogës në fshatin Lam i Madh. Masat e sigurisë “Arrest në burg” janë dhënë për të gjithë të arrestuarit, ndërsa Baftjar Gjeçuka është shpallur në kërkim.
Ky grup u shkatërrua pas dy vitesh hetime dhe kishte vepruar gjatë viteve 2019-2021.
Kryeplaku i fshatit, Gëzim Koleci drejtonte këtë grup kriminal, ndërsa dy djemtë e tij Vilson dhe Gestjan Koleci, merreshin me shpërndarjen e hashashit, shkruan neësbomb.al. Në disa episode, në zonën e Lamit të Madh në Dibër janë shkatërruar parcela me kanabis.
Janë arrestuar nga Policia e Dibrës, në bashkëpunim me Prokurorinë, shtetasit e mëposhtëm, të cilët janë lënë sot në burg:
- Gëzim Koleci,
- Mehmet Koleci,
- Idajet Koleci,
- Albert Koleci,
- Vilson Koleci,
- Gestjan Koleci,
- Lezan Koleci,
- Agim Koleci,
- Besmir Koleci,
- Afrim Aspepa,
- Fatjon Doda,
- Rasim Gjeçuka,
- Lezan Koleci,
- Gazmir Gjeçuka,
- Baftjar Gjeçuka – është shpallur në kërkim.